Mësohet data e lansimit të bashkëpunimit të Getit, Majkut dhe Xhensilës

Tashmë e disa ditë më mediat rozë është përfolur për një bashkëpunim të mundshëm në mes të Ghetto Geasyt, Majkut dhe Xhensila Myrtezaj.
E gjithë kjo pasi që Xhensila postoi disa fotografi më një ndryshim të ri në pamje.
E tashmë një gjë të tillë e ka konfirmuar Xhensila përmes një postimi në Instagram, ku ka treguar se kënga do të titullohet “Mëkati jem” dhe do të jetë e vizualizuar me videoklip.
Të mërkurën më datë 20, në ora 18:00 do të mund ta dëgjoni këngën, që padyshim një hit.
Në anën tjetër, kënga e fundit e Geasyt ishte “Andiamo” në bashkëpunim me Stinen. Projekti që tre muaj nga lansimi numëron mbi tre milionë klikime.
Edhe projekti i fundit i Majkut është bashkëpunim. Ai ka bashkuar forcat me reperin, Ledri Vula në këngën “Marr”, ku për katër muaj ka arritur mbi 23 milionë klikime.
Ndërsa, kënga e fundit e Xhensilës ishte “Prit Pak” në bashkëpunim me Lumi B e lansuar para tre muajve./SHQIP.com