Mes trazirave dhe protestave në Izrael, Netanyahu takohet me Sunak
Publikuar:
(24.03.2023 16:04:05)

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, është takuar me Benjamin Netanyahu, në Downing Street.
Takimi vjen në një kohë kur lideri izraelit po përballet me trazira të brendshme për shkak të reformave në drejtësi.
BBC shkruan se gjithashtu Netanyahu do të takohet edhe me Sekretaren e Brendshme Suella Braverman në vizitën e tij njëditore.
Ndërkohë, qindra protestues u mblodhën në “Downing Street” duke shprehur revoltën e tyre kundër politikave të Netanyahut.
“Turp” dhe “tradhtar”, këto kanë qenë thirrjet e qytetarëve teksa kryeministri izraelit mbërriti në Downing Street.
/Shqip.com