Merr fund kaosi, seanca e parë parlamentare në normalitet pas 6 muajsh

Kuvendi i Shqipërisë, pas 6 muajsh iu rikthye normalitetit.
Seanca e sotme ka nisur ndryshe nga seancat e 6 muajve të fundit të cilat u dominuan nga kaosi dhe protesta e opozitës.
Marrëveshja PS-Rithemelimi dha fryte tanimë.
Dy komisione hetimore iu dhanë Rithemelimit ai për koncesionet në Shëndetësi dhe për TIMS-in, nga 8 që u kërkuan dhe aksioni opozitar u ndal, duke iu rikthyer normalitetit.
Përbërja e komisioneve hetimore
Sa i përket emrave që do të jenë pjesë e këtyre hetimeve, për komisionin TIMS kryetar është deputeti demokrat Ervin Salianji, ndërsa Toni Gogu nga PS do të jetë Nënkryetar.
Ndërkohë që për komisionin për koncesionet në Shëndetësi, kryetare është deputetja demokrate Albana Vokshi dhe nënkryetar do të jetë socialisti Plarent Ndreca.
Komisioni hetimor për ndërhyrjet në TIMS:
Ervin Salianji nga PD – Kryetar
Toni Gogu nga PS – Nënkryetar
Anëtarë
Ramadan Lika
Lefter Gështenja
Lindita Metalija
Elda Hoti
Luan Baçi
Asllan Dogjani
Komisioni Hetimor i Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi:
Albana Vokshi nga PD – Kryetare
Plarent Ndreca nga PS – Nënkryetar
Anëtarë
Zheni Gjergji
Ina Zhupa
Edmond Spaho
Sajmir Korreshi
Petrit Vasili
Xhelal Mziu
Zvevensesues Ilda Dhori/ Emilia Koliqi
AGJENDA E KUVENDIT
Gjithashtu në rend të ditës është edhe Akti normativ nr.1, datë 21.2.2024 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024””.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe disa projektligje si ai “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor”, projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore”, si dhe projektligjin “Për sigurinë kibernetike”
Po ashtu, Kuvendi pritet të diskutojë edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”.
Në rend të ditës në seancën e sotme është edhe projektvendimi “Për zgjedhjen e një anëtari të bordit të Entit Rregullator të Energjisë”, projektvendimet për emërimin e dy anëtarëve të Këshillit të Statistikave si dhe projektvendimi “Për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin e Kuvendit nr. 43/2017 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Autoritetit të Konkurrencës””.
Lajmi në përditësim…
/Shqip.com