Meridiani flet pas daljes nga BBV: Do të përballem me çdo të pavërtetë

Meridian Ramçaj ditë më parë është eliminuar nga shtëpia e famshme e Big Brother Vip.
Ai pas largimit ka vendosur që të reagojë, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Derisa falënderonte për mbështetjen, ish-banori është shprehur se do të përballet me çdo të pavërtetë.

Postimi i plotë i Ramçajt:
“Faleminderit te gjithë Shqiptareve veçanërisht KOSOVA dhe DIASPORA për mbështetjen e tyre pa kushte dhe pa preferenca krahinore.
Faleminderit @bigbrotheralb_vip @arbanao për ftesën e pjesëmarrjen! Faleminderit @altinmici qe me bere te ndihem UNE ne mes një vorbulle ndjenjash e situatash. Faleminderit @fiksfare_topchannel Dejv dhe Dori për vlerësimin tuaj.
Miq, askush nuk mund te ta vjedhë fitoren e vërtetë Kur thërritet njëzëri! Me qytetari do te përballem me çdo te pavërtetë, do te gris çdo maske dhe do te hedh poshtë çdo hipokrizi e gënjeshtër!
Nuk është kurrë vone për te çjerre maskat e për te ulur siparet! Me respekt e dashuri MERIDIANI”.
Dalja e tij është komentuar në masë të madhe në rrjet, pasi ka bërë deklarata të forta ndaj BBV./SHQIP.com