Lajme

Menaxheri i projektit Dollc-Gjakovë pranon se mund të ketë lëshime gjatë punimeve

Menaxher i projektit Dollc-Gjakovë, Lahudin Myrtaj

Menaxheri i projektit Dollc-Gjakovë, Lahudin Myrtaj, mohon se rruga është nisur pa projekt, por pranon se mund të ketë lëshime gjatë punimeve, me arsyetimin se punohet në natyrë.

Mirëpo, kryetari i Komisionit Mbikëqyrës për rrugën Dollc- Gjakovë, Hysen Merovci, thotë se qe 12 vite që punon në ministri asnjë rrugë nuk mund të ndërtohet pa projekt.