Lajme

Memli Krasniqi viziton BIK-un: Qytetarët të marrin shembull dhe inspirim nga kjo festë 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi viziton BIK-un

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi për festën e Fitër Bajramit  ka qëndruar në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Me këtë rast, ai ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë qytetarët.

“Shpreha mirënjohjen më të thellë për BIK-un dhe për punën e madhe të tyre që e bëjnë në vazhdimësi në kuadër të ndihmave ndaj familjeve që janë në vështirësi ekonomike dhe të ndryshme”, tha ai.

Ai i ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin shembull dhe inspirim nga kjo festë që të bëhen për t’u bërë edhe më bujar, edhe më të hapur, edhe më tolerant.

“Është një festë e cila shënon kulminacionin e një muaji të shenjtë, të përkushtimit, durimet njerëzor ndaj sprovave dhe lakmisë. Sot i ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin shembull dhe inspirim nga kjo festë që të bëhen për t’u bërë edhe më bujar, edhe më të hapur, edhe më tolerant edhe më mirëbesues me njëri tjetrin, me rrethin e tyre dhe me të gjithë”, tha Krasniqi.