Memli Krasniqi shtron iftar për BIK-un
Publikuar:
(16.04.2022 22:59:47)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shtruar iftar për përfaquesit e Bashkësisë Islame të Kosovës(BIK-un).
Krasniqi ka thënë se muaji i shenjtë i Ramazanit, në traditën tonë në Kosovë, ka shërbyer edhe si përafrim e bashkim mes njerëzve.

“Besimi dhe adhurimi ndaj Zotit, posaçërisht gjatë këtij muaji, qofshin frymëzim për të gjithë, që veprat e mira për familjen, shoqërinë e shtetin, të kultivohen e shtohen edhe më shumë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ai u ka uruar agjërim të lehtë e të pranuar, të gjithë besimtarëve./Shqip.com