Lajme

Memli Krasniqi: Drenasi është bastioni ynë i pathyeshëm

Memli Krasniqi gjatë vizitës në Drenas.

“Drenasi është bastion ynë i pathyeshëm”, ka thënë Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Pikërisht, Krasniqi vizitoi të enjten Drenasin, kryetari i së cilës Ramiz Lladrovci më 14 fitoi edhe një tjetër mandate.

“Rezultati i këtyre zgjedhjeve është tregues i qartë se PDK jo vetëm që ka qenë në zemrën e qytetarëve të Drenasit, por vazhdon të jetë aty”, ka shkruar kryetari PDK-së në Facebook.

Nuk e la pa e lavdëruar Ramiz Lladrovcin, thotë se e fitoi çmimin për qeverisje të mirë dhe transparencë.

“Jam i lumtur që ai do ta vazhdojë këtë qeverisje për të hapur edhe më tej perspektivën për qytetarët e Drenasit me implementimin e projekteve zhvillimore për këtë komunë”, ka deklaruar Krasniqi.

Në Drenas, PDK është sfiduar Driton Ajazi, i cili po ashtu ishte në partinë që drejtohet nga Memli Krasniqi.

Por, pretendoi se dega e PDK-së në Drenas po e mbështet, të njëjtën s’e bënte qendra në Prishtinë e cila e kishte siguruar Lladrovcin që ai do të jetë kandidat për kryetar.

Referuar këtyre zhvillimeve në këtë subjekt politik, Krasniqi të mërkurën ka deklaruar se “nuk lejon kthimi në PDK të atyre që u larguan”. /Shqip.com