Lajme Botë

Meloni e Italisë premton ‘mbështetje besnike’ për Ukrainën

Liderja e re e krahut të djathtë të Italisë, Giorgia Meloni, ka premtuar mbështetjen e saj për Ukrainën në një mesazh drejtuar Presidentit Volodymyr Zelensky.

Siç raporton BBC, kjo është bërë e ditur nga një tëeet i Melonit drejtuar presidentit ukrainas, Volodymy Zelensky në Tëitter.

“Ju e dini se mund të mbështeteni në besnikërinë tonë për kauzën e lirisë së popullit ukrainas. Qëndroni të fortë dhe mbani besimin tuaj të palëkundur!”, shkroi Meloni.

Kjo ishe një përgjigje ndaj Zelenskyt, pasi ky i fundit uroi fitoren e partisë së Melonit në Itali.

“Ne vlerësuam mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus. Ne po llogarisim në një partneritet produktiv me qeverinë e re italiane”, shkroi Zelensky në Twitter.

Kryeministri italian në largim Mario Draghi ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë për shkak të Ukrainës.

Ka pasur shqetësime për qëndrimin e qeverisë së re ndaj luftës për shkak të koalicionit të Melonit me Silvio Berlusconin të qendrës së djathtë Forza Italia dhe partinë e ekstremit të djathtë Liga të Matteo Salvinit.

Berlusconi është një mik afatgjatë i Vladimir Putin dhe ka mbrojtur pushtimin e Ukrainës, duke thënë se lideri rus ishte “shtyrë” në konflikt, ndërsa Salvini ka shprehur mbështetje për presidentin rus në të kaluarën.

https://shqip.com/meloni-e-ekstremit-te-djathte-fiton-zgjedhjet-ne-itali/

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë Giorgia Meloni, ka dalur e para në zgjedhjet e mbajtura në Itali.

Siç raporton BBC, Meloni do të bëhet kryeministrja e parë femër në Itali si dhe pritet të formohet Qeveria e parë me të djathtë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Pas procesit të votimit, Meloni kishte thënë se Qeveria e saj do të qeveristë për të gjithë duke mos e tradhtuar besimin e popullsisë.

“Italianët kanë dërguar një mesazh të qartë në favor të një qeverie të krahut të djathtë të udhëhequr nga Vëllezërit e Italisë,” u tha ajo gazetarëve në Romë, duke mbajtur lart një tabelë ku shkruhej “Faleminderit Itali”.

Meloni ka 26 për qind më shumë vota se rivali i saj nga ekstremi i majtë, Enrico Letta.

Përpara gazetarëve, Letta tha se fitorja e Melonit është një ditë e trishtuar për Italinë dhe Evropën po që partia e tij do të siguronte një opozitë të fortë./Shqip.com