Melinda Ademit i “vihen” prangat në duar, pamje nga videoklipi
Publikuar:
(18.11.2022 10:12:11)

Melinda Ademi ka gati projektin më të ri me videoklip.
Ajo këtë këngë e paralajmëroi duke fshirë të gjitha postimet tjera që kishte.
Këngëtarja tashmë ka treguar një nga pamjet që do të jetë pjesë e klipit më të ri të saj.

E shoqëruar me dy gardiane tek sa e dërgojnë prapa grilave, ajo shihet e qeshur.
Kënga do të lansohet të dielën duke filluar nga ora 16:00.
/Shqip.com