Mehaj zhvillon takim me zëvendëssekretarin e NATO-s, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar sot gjatë ditës takim me zëvendëssekretarin e NATO-së, Mircea Geona.
Në këtë takim pos çështjeve të tjera është biseduar edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO-së.
“Sot pata kënaqësinë të takohem në drekë me Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana dhe korin e ambasadorëve të aleatëve dhe të partnerëve kontribuues të trupave të KFOR-it.Me këtë rast, i shpreha falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për kontributin e NATO-së dhe vendeve anëtare të saj në shërbim të sigurisë dhe zhvillimit të përgjithshëm të vendit, institucioneve dhe mirëqenies së qytetarëve tanë”, ka shkruar Mehaj.

Kosova bashkë me popullin e saj janë të mishëruar me vlerat euroatlantike dhe me vizionin e saj të qartë për t’u bashkuar në familjen e vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s, ka thënë më tutje Mehaj./Shqip.com