Mehaj udhëton për në Sofje, takohet me Gjeneralmajor Dochev
Publikuar:
(31.05.2022 08:36:59)

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka udhëtuar për në Sofje të Bullgarisë, me ftesën zyrtare të homologut të tij, Dragomir Zakov.
Mehaj fillimisht është pritur nga Komandanti i Kolegjit të Mbrojtjes, Gjeneralmajor Todor Dochev.
“Me Gjeneral Dochev biseduam për bashkëpunimin në nivel të akademive, si dhe nga ai u njoftova lidhur me aktivitetet që do të zhvillohen gjatë vizitë sime përfshirë konferencën dhe panairin ndërkombëtar “HEMUS 2022″’, ka shkruar Mehaj.

Ai në Facebook, ka thënë se kjo vizitë është në funksion të realizimit të objektivit për thellimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes./Shqip.com