Lajme

Mehaj takohet me ish-ministrat e Mbrojtjes: Jam mirënjohës për avancimin e FSK-së

Rrustem Berishën, Haki Demollin, Anton Qunin dhe Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtës së Kosovës, Armend Mehaj ka pritur në takim ish-ministrat e Mbrojtjes, Rrustem Berishën, Haki Demollin dhe Anton Qunin.

Mehaj ka shkruar se eksperienca e lidershipit ministror, krahas eksperiencës akademike dhe profesionale ushtarake është shumë e rëndësishme në proceset tona aktuale zhvillimore.

“Me këtë rast u shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për kontributin e tyre në të gjitha fazat e ndërtimit, zhvillimit dhe avancimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke vlerësuar se eksperienca e tyre është shumë e rëndësishme edhe për proceset aktuale zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, ka shkruar ai.

Ministri i Mbrojtjes ka bërë të ditur se së bashku me ish-ministrat ishim të qëndrimit se për interesat nacionale, që janë në përgjegjësi të fushës së sigurisë dhe mbrojtjes, takimet të ngjashme të realizojmë edhe në të ardhmen./Shqip.com