Mehaj përkujton 42 vjetorin e demonstratave të studentëve
Publikuar:
(11.03.2023 13:50:24)

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përkujtuar 42 vjetorin e demonstratave të studentëve në Prishtinë.
Mehaj ka thënë se këto demonstrata kanë shënuar kthesën vendimtare me kërkesën Kosova Republikë.
“Ishin studentët, punëtorët dhe gjithë populli liridashës të prirë nga vizioni dhe ideali për vetëvendosje i simbolit të bashkimit dhe qëndresës kombëtare Bacës Adem Demaçi që filluan rezistencën e cila kulmoi me luftën e armatosur të UÇK-së udhëhequr nga Kryekomandanti Legjendar Adem Jashari”, ka shkruar ministri Mehaj.
/Shqip.com