Mehaj në vizitë zyrtare në Shqipëri

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, njofton Shqip.com.
Përmes një postimi, bëhet e ditur se Mehaj do të pritet në takim nga homologu i tij, Niko Peleshi, të cilët më pas do të mbajnë një konferencë për media.
“Në kuadër të vizitave zyrtare, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot do të vazhdojë vizitën e tij në Republikën e Shqipërisë. Me këtë rast, ministri Mehaj do të pritet në takim nga homologu i tij, Niko Peleshi. Pas takimit, të dy ministrat do të mbajnë një konferencë për media”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Ndryshe, kjo është vizita e dytë e Mehajt në Shqipëri, kurse së fundmi ai kishte reaguar lidhur me zjarret që ishin përhapur atje, duke dërguar kështu edhe pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës./Shqip.com