Lajme

Mehaj në takim me Komandantin e KFOR-it, u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Gjeneral, Ferenc Kajar

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i ka shprehur mirënjohje për misionin e KOFR-it në Kosovës, Gjeneralit Ferenc Kajar.

Gjeneral Kajari ka shprehur kënaqësinë ë tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritashëm në mes të KFOR-it dhe FSK-së.

“Ndër të tjera, të dy shprehën gatishmërinë e plotë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi në funksion të sigurisë dhe stabilitetit vendor, si dhe ati rajonal e më gjerë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu Mehaj dhe Kajar u pajtuan për vazhdimin e kontakteve si çdoherë, si dhe koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët, në kuadër të roleve dhe përgjegjësive tona institucionale, në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë./Shqip.com