Mehaj: Kadetët e klasës 024 të FSK-së kanë përfunduar me sukses stërvitjen “Gjithmonë Stoik”
Publikuar:
(19.04.2022 10:28:01)

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se kadetët e klasës 024 kanë përfunduar me suksese stërvitjen fushore të koduar “Gjithmonë Stoik”.
Mehaj për këtë veprim të kadetëve ka thënë se e kanë konfirmuar fuqishëm që janë gjithmonë stoik.
“Kadetët u vlerësuan në terren kompleks, adaptim në drille të betejës nga mjedisi malor në mjedis urban, bunker e transhe, zjarr indirekt dhe zona të kontaminuara – ditën dhe natën”, ka shkruar Mehaj.
Mehaj ka shkruar se kadetët tanë qëndruan stoik pas 38 km patrullim dhe 15-të misione të ndryshme./Shqip.com