Mehaj i ofron ndihmë Greqisë pas tërmetit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar pas tërmetit të mbrëmshëm në Greqi, i cili ka prekur edhe Kosovën, përcjell Shqip.com.
Mehaj ka shprehur gatishmërinë për mbështetje të autoriteteve të Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut me kapacitetet specialistike të FSK-së për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave.
“Në bisedën e sotme telefonike me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi, i shpreha gatishmërinë dhe vullnetin tonë të plotë për të mbështetur autoritetet greke me aftësitë dhe kapacitetet tona specialistike të FSK-së për reagimin, menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e pasojave të mundshme”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Mbrëmjen e së dielës, një tërmet 5.8 shkallë të rihterit ka goditur Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.
Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë rreth 130 km në jug të Shkupit.
Saktësisht, tërmeti ka goditur pjesën veriore të qytetit Florina në Greqi.
Dridhjet e tokës janë dëgjuar edhe në Kosovë./Shqip.com