Lajme

Mehaj: FSK-së i shtohen snajperistë profesionalë, trajnohen në Jordani

Armend Mehaj, ministri i Mbrojtjes, ka bërë të ditur se Forcës së Sigurisë së Kosovës do i shtohen një numër i snajperistëve profesionistë të cilët janë duke ndjekur trajnim special në Jordani.

Mehaj ka thënë se trajnimi i snajperistëve të FSK-së po bëhet me Forcat e Operacioneve Speciale jordane.

“Shtohen operatorët snajperistë profesionistë në radhët tona. Komandot tona nga Njësia e Operacioneve Speciale janë duke ndjekur trajnimin specialistik për operim me snajper në Jordani me kolegët e Forcat e Operacioneve Speciale të vendit nikoqir”, ka thënë ai në një status në rrjetin social Facebook.

Ministri ka shprehur mirënjohje për shtetin jordanez për mundësinë që i ka dhënë komandove të FSK-së.

“Mirënjohje për mundësinë e ofruar partnerëve jordanez dhe suksese të mëtejme komandove tona! Vazhdojmë drejt sukseseve të radhës!”, ka shkruar Mehaj.

Postimi i plotë:

Shtohen operatorët snajperistë profesionist në radhët tona

Komandot tona nga Njësia e Operacioneve Speciale janë duke ndjekur trajnimin specialistik për operim me snajper në Jordani me kolegët e Forcat e Operacioneve Speciale të vendit nikoqir.

Mirënjohje për mundësinë e ofruar partnerëve jordanez dhe suksese të mëtejme komandove tona!

Vazhdojmë drejt sukseseve të radhës!

/Shqip.com