Lajme

Mehaj: Ekspertët e FSK-së në fushën kibernetike të gatshëm të kundërpërgjigjen ndaj çfarëdo tentative

FSK

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Kosova është e gatshme të kundërpërgjigjet ndaj çdo tentative në fushën e kibernetikës.

Sipas Mehajt, kërcënimet dhe rreziqet kibernetike, si dhe masat preventive dhe reaguese, janë sistematike nga ekspertët e Njësisë për Siguri Kibernetike e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.

“Siguria kibernetike është një nga sfidat e rëndësishme në botën bashkëkohore, e posaçërisht në sistemin e sigurisë dhe mbrojtjes, për shkak të kompleksitetit të saj. Prandaj edhe Njësia për Siguri Kibernetike e Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së ka për qëllim kryesor, që të sigurojë besueshmërinë, integritetin dhe privatësinë e të dhënave të sistemit tonë nga sulmet potenciale kibernetike”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Fushata e informimit dhe vetëdijësimit për sfidat, kërcënimet dhe rreziqet e kësaj natyre si dhe masave preventive dhe reaguese, është sistematike nga ekspertët tanë dhe se operatorët tanë në gjithë sistemin e IT-së janë plotësisht të gatshëm në përgjigje dhe kundërpërgjigje ndaj çfarëdo tentative. Vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës”, shkruan ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj./Shqip.com