Medvedev: Do t’i shtypim armiqtë, fitorja është e jona
Publikuar:
(08.08.2023 13:32:45)

Armiqtë tanë do të shtypen dhe Rusia do të arrijë paqen sipas kushteve të saj. Fitorja do të jetë e jona.
Kështu shkruan nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, njëherësh ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, në një mesazh në Telegram.
Ish-presidenti sulmon Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se ata po bëjnë një lufte kriminele me duart e të tjerëve.
“Sot ata përsëri po bëjnë një luftë kriminale me duart e të tjerëve, duke u përpjekur të fshijnë Rusinë nga faqja e dheut”, thotë ai, raporton tgcom24.
Mes të tjerash, ai shton se; “I gjithë sistemi i NATO-s praktikisht po lufton hapur kundër nesh. Por ne kemi forca të mjaftueshme për të kryer gjithçka. detyrat e një operacioni të posaçëm ushtarak”.
/Shqip.com