Mediat raportojnë se Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë
Publikuar:
(29.05.2023 15:39:41)

Të hënën mediat në vend kanë raportuar se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në Kosovë.
Siç raportohet, Thaçi, po qëndron në Kosovë pasi gjendja shëndetësore e nënës së tij nuk është e mirë.
Ndërkaq, nuk ka detaje të tjera në lidhje me qëndrimin e Thaçit në Kosovë.
Kurse, Dhomat e Specializuara në Hagë, nuk kanë njoftuar asgjë deri më tani.
/Shqip.com