Media opozitare ruse kërcënohet nga sanksionet e Perëndimit

Sanksionet perëndimore po kërcënojnë qëndrueshmërinë e TV Rain, kanali kryesor privat i opozitës që transmeton në Rusi.
Njëra nga bashkëthemelueset, Vera Krichevskaya tha se kanali po humbte midis 1 milion dhe 1.5 milion dollarë në vit të ardhura të mundshme nga platforma e tij YouTube, sepse sanksionet nënkuptonin se ai nuk mund të fitonte para nga reklamat e shikuara nga audienca e tij ruse. Mungesa e të ardhurave nga reklamat e lë mediumin shumë të varur nga donatorët e jashtëm për të mbijetuar, shkruan The Guardian.
“Mund të falimentojmë. Duhet të shpëtojmë pavarësinë tonë si organizatë, s’kemi të ardhura”, tha Krichevskaya.
TV Rain transmeton lajme në Rusi deri në pesë orë në ditë dhe njihet gjerësisht si sfida më efektive ndaj tregimit të Vladimir Putin për luftën kundër Ukrainës në televizionin rus.
/Shqip.com