Lajme Ballkan

Me të shtëna armësh, eskalon protesta në Maqedoninë e Veriut

Protesta në Maqedoninë e Veriut

Disa të shtëna me armë zjarri dhe gjuajtje të mjeteve të forta, kanë shoqëruar nisjen e protestës së sotme në Maqedoninë e Veriut.

Siç raporton Alsat qytetarët janë duke protestuar tash e disa ditë para Qeverisë.

Ata kanë nisur të lëvizin drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme, derisa me të mbërritur tek shtatorja e Skënderbeut, janë përleshur me disa persona të tjerë.

Nuk dihen motivet e përleshjes, por tashmë situata duket se është qetësuar.

Ndryshe, këto protesta janë kundër propozimit francez përmes të cilit synohet të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes zyrtare rreth të kaluarës dhe çështjes së identitetit maqedonas.

Protestuesit po kërkojnë që autoritet e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, të refuzojnë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Sipas tyre, francez bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën e as historinë maqedonase./SHQIP.com