Ekonomi Biznes

Më shumë vizitorë në Hotele për dhjetor 2023 sesa një vit më parë

Në dhjetor 2023, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në Hotele ishte 54 832, prej tyre 40.1%, ishin vendorë dhe 59.8% ishin të jashtëm.

Krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2022 (sa ishin 42 042 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në Hotele për 30,4%.


Numri i net-qëndrimeve ishte 145 619, prej tyre 43,9% nga vendorët dhe 56,0% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në Hotele e ka regjioni i Pejës me 7 659, vizitor dhe më 38 705, net-qëndrimi.

Sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (Dhjetor 2022) ka rritje te vizitoreve për 25,1%. Në total 32 835 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëri, Zvicra, Gjermania, Turqia etj.

/Shqip.com