Lajme

Më shumë se 13,000 krime lufte ruse po hetohen në Ukrainë

Marrë nga BBC

Gjatë luftës në Ukrainë, vendi ka pësuar mjaft humbje të njerëzve e është raportuar edhe për krime lufte.

Së fundmi, prokurorja e përgjithshëm i Ukrainës tha se mijëra krime po shqyrtohen.

Iryna Venediktova tha se që nga e hëna, më shumë se 13,000 raste të krimeve të dyshuara të luftës ruse” janë duke u hetuar, shkruan BBC.

Kurse, të hënën, vlerësimi më i fundit i rasteve të tilla në shqyrtim ishte rreth 11,000, duke sugjeruar se lista po rritet me shpejtësi.

Kievi e ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për mizori kundër civilëve gjatë pushtimit, por që kjo e fundit e mohon që trupat e tij të kenë vënë në shënjestër kalimtarë të pafajshëm.

Ukraina ndodhet në ditën e 89-të të luftës, e numri i të vdekurve është i madh.