Me protestë u kërkua drejtësi për rastin 19-vjeçares që u vetëvra pas kërcënimeve nga i fejuari
Publikuar:
(16.09.2022 12:53:33)

Sot në Mitrovicë u protestua për vdekjen e 19- vjeçares e cila dyshohet se i dha fund jetës pas kërcënimeve që merrte nga i fejuari i saj.
Kjo protestë para Gjykatës Themelore në Mitrovicë është iniciuar me kërkesë të prindërve të viktimës .
Përmes protestës u tentua që t’u bëhet thirrje institucioneve të drejtësisë që ta trajtojnë drejt dhe me prioritet rastin e 19-vjeçares dhe t’i japin ndëshkim meritor personit që dyshohet se e shtyu drejt vdekjes viktimën.

Në këtë protestë ndër të tjera u kërkua drejtësi dhe siguri për të gjitha vajzat dhe gratë në Kosovë.
Ndryshe, i dyshuari për rastin është arrestuar dhe tashmë është në mbajtje.
