Lajme

Me ‘Natën e Zjarreve’ sonte në Prekaz e Prishtinë përmbyllet “Epopeja e UÇK-së”

Nata e Zjarreve është një traditë që përkujton luftën e Familjes së Adem Jasharit për lirinë e Kosovës, apo më saktësisht, rezistencën e tyre.

Me këtë rast sonte duke filluar nga ora 18:00 në Prekaz e Prishtinë do të fillojë ndezja e flakadanëve dhe kështu do të përmbyllet dita e tretë e manifestimit gjithëpopullor për Epopenë e UÇK-së.

“Nata e Zjarreve’, do të mbahet edhe në Prishtinë. Ky është viti i dytë që Kryeqyteti e shënon Epopenë e UCK-së, për të vazhduar kështu traditën e përkujtimit të luftës dhe sakrificës së njerëzve tanë për liri”, ka njoftuara Komuna e Prishtinës.

/Shqip.com