Me ekspozita e shkresa Kosova do vazhdojë kërkimin e 1247 artefakteve që u morën nga Serbia

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve qytetarët nuk patën mundësi t’i shohin nga afër eksponatet e vendit.
Atyre ju prezantuan ato përmes fotografive, me thirrjen “Na ktheni në shtëpi”.
Kjo pasi rreth 700 eksponate që u shfaqën në ekspozitë i takojnë thesarit arkeologjik të Kosovës, e janë marrë nga Serbia në vitet 1998/1999.
Për qytetaren Tringa Zvedini, kjo ekspozitë pavarësisht që ishte e mirë organizuar, nuk i pëlqej fakti që artefaktet ishin ende të ekspozuara në Serbi.
“Më pëlqej ekspozita është shumë e nevojshme të bëhet, nuk kam qenë krejtësisht e informuar për këtë problemin e eksponateve që janë në Serbi e që sjan kthyer hala, por nuk më pelqen fakti që nuk janë kthy ende”, tha ajo për Shqip.com.

Ndërsa, Enis Bytyqi, teksa po shikonte fotografitë e artefakteve në muret e lapidariumit, thotë se nuk ishte në dijeni për një pjesë të tyre.
“Unë nuk e kisha ditë që ka edhe artefakte etnografike, kam menduar që ka edhe etnologjike, si veshje stoli dhe më bëri edhe më shumë të agravuar për mungesën e tyre’, shtoi tutje ai.
Për mungesën e artefakteve, Zana Rama arkeologe në Istititutin Arkeologjik të Kosovës, tha se janë gjithsej 1247 prej tyre janë 676 të trashëgimisë arkeologjike dhe 51 të eksponate të etnografisë.
“Ato artefakte janë pjesë e trashëgimisë kulturore të Kosovës, të cilat janë zbuluar në territorin e Kosovës, edhe i takojnë popullit të Kosovës, andaj është e rëndësishmë që këto artefakte të kthehen në Kosovë sepse janë pjëse të thesarit arkeologjik edhe etnografik’, tha Rama për Shqip.com.

Ndër artefaktet unike të Kosovës, Rama përmendi edhe instrumentin e lashtë frymor atë të Okarinës, e për të cilin thotë se i takon përiudhës së neolitit, e duhet të kthehet në vendin e vet.
Mirëpo, përveç kësaj ekspozite drejtori i Muzeut Kombëtar, Ajet Leci, për Shqip.com, tha se qysh të enjten do të fillojnë edhe kërkesat e tjera për kthimin e tyre.
“Muzeu Kombëtar i Kosovës si ka bërë në vazhdimësi që t’i kthejnë këto artefakte nga Beogradi. Nga nesër do të vazhdojmë me kërkesën tjetër drejtuar institucioneve në Serbi, do të jetë një shkresë e radhës, shkresa do të ketë përmbajtjen e njëjtë drejtuar para një viti’, tha Leci.
Thirrje për kthimin e tyre kishte edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i cili tha se Kosova po shënon një mungesë të madhe e pjesën më të vlefshme të koleksionit arkeologjik, për shkak të mbajtjes së kundërligjshme dhe të padrejtë në Beograd.
“Kemi forcë shumë të madhe dhe vullnet që edhe me ndihmën e miqve ndërkombëtar që këtë mision ta përmbyllim, qasja jonë është profesionale përmes platformave profesionale por edhe politike përmes proceseve poltike që artefaktet të kthehen në Kosovë”, tha Çeku në fjalimin e tij gjatë ekspozitës.

Por, sipas tij, nuk mjafton vetëm kthimi, e tregoj që vitin e kaluar ministria ka nisur edhe komisionin shtetëror për dokuemntimin e shkatërrimit të trashëgimisë kultuorere të Kosovës nga forcat serbe, e po vazhdon të punohet në raportimin e në kalkulimin e kostos që ka shkaktuar mbajtja e këtyre artefakteve.
Artefaktet e Kosovës, u morën nga Serbia për një ekspozitë të përkohshme në Beograd në vitin 1999, e që sipas marrëveshjes së Muzeut Kombëtar të Kosovës e atij të Beogradit, artefaktet duhet të ktheheshin.
Kjo nuk është ekspozita e vetme me anë të së cilës po bëhet thirrje për kthimin e tyre.
Në vitin 2002, u mbajt ekspozita “Kthehu”, në vitin 2004 “Kosova Antike 2004”, si dhe ekspozita “Edhe unë duhet të kthehem në shtëpi” në vitin 2009./Shqip.com
