Me 9 plumba vritet një biznesmen në Tiranë
Publikuar:
(16.12.2022 19:06:59)

Pista kryesore ku po heton policia për vrasjen e 49-vjeçarit Edmond Papa është ajo e hakmarrjes. Ndërkohë, Papa ishte pronar i një hoteli në Sarandë dhe gjithashtu bëhet me dije se ka qenë më parë i dënuar në Greqi për drogë.
Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se viktima është monitoruar gjatë gjithë ditës.
“Një person dyshohet se i është afruar pranë ambienteve të lokalit dhe i ka qëlluar me rreth 9 plumba 49-vjeçarit. Autori është larguar për disa metra në këmbë dhe një automjet e ka pritur në një rrugë kryesore dhe është larguar. Grupi hetimor ka disa pista hetimi, por ende është në fazë paraprake”, tha gazetari Igli Çelmeta.
/Shqip.com