Kulturë

Më 6 qershor hapet Panairi i Librit në Prishtinë

Me moton “Libri triumfon”, me 6 qershor do të hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit.

Panairi organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës ndërsa mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës.

MKRS, ka bërë të ditur se këtë vit marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.

Numri i titujve të rinj – rreth 2000. Numri i titujve të viteve të fundit – rreth 6000.

Gjithashtu, është bërë e ditur se panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-20:00.

Panairi do të mbyllet më 11 qershor në orën 18:00.

/Shqip.com