Lajme

Më 30 shtator riatdhesohen në Kosovë eshtrat e identifikuara nga masakra e Rrezallës

Gërmimet në Kizhevak

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se viktimat e Masakrës së Rezallës të zhvarrosura nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë, do të riatdhesohen në Republikën e Kosovës më 30 shtator të këtij viti, njofton Shqip.com.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të këtij komisioni në Facebook, thuhet se eshtrat e zhvarrosura në këtë vend, i përkasin shtatë identifikimeve të reja nga masakra e Rrezallës, si dhe dy ribashkimeve me eshtrat e zhvarrosura disa vite më parë nga varreza masive në Rudnicë të Rashkës në Serbi.

“Viktimat e Masakrës së Rrezallës të zhvarrosura nga varreza masive në Kizhevak, Serbi, do të riatdhesohen në Republikën e Kosovës më 30 Shtator 2021”, tuhhet në njoftim.

“Bazuar në raportet e identifikimit, eshtrat e zhvarrosura në Kizhevak iu përkasin shtatë identifikimeve të reja të nga masakra e Rrezallës si dhe dy ribashkimeve me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë, të Rashkës, Serbi”.

Riatdhesimi i mbetjeve mortore të viktimave do të realizohet në bashkëpunim me përkrahjen e familjeve, Institutit të Mjekësisë Ligjore, Policisë së Kosovës (Sektorit për Krime Lufte), Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. /Shqip.com