Më 14 qershor mbahet ankandi i nëntë i Letrave me Vlerë
Publikuar:
(07.06.2022 09:42:59)

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 qershor 2022 do të mbahet ankandi i shtatë për vitin 2022.
Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet pesë vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës./Shqip.com