Mbytet 35-vjeçarja në Durrës, s’kishte vrojtues plazhi
Publikuar:
(22.07.2022 18:09:46)

Një 35 vjeçare është mbytur në plazhin e Durrësit sot gjatë ditës.
Siç raporton Euronews trupi i pajetë qëndroi për 2 orë në ujë.
Siç raportohet tutje në momentin që ndodhi ngjarja, në plazh nuk kishte vrojtues.
Mungesa e vrojtuesve në plazhe është një shqetësim për turistët, të cilët kanë treguar se ka kulla vrojtimi, por nuk ka punonjës./SHQIP.com