Lajme

Mbyllet pas 2 orësh protesta e opozitës para Parlamentit

Është mbyllur protesta e opozitës përpara parlamentit të Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i PD-Rithemelimit, Flamur Noka iu ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndahen, edhe për shkak të temperaturave të larta.

Opozita do të protestojë të hënën e ardhshme në orën 11:00.

Policët u larguan, teksa edhe protestuesit janë shpërndarë më herët. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë në vendet ku janë djegur gomat, për të bërë fikjen e zjarrut.

Në protestën e sotme ka pasur tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe policisë.

Protestuesit tentuan që të çajnë kordonin, por policia nuk ka lejuar që protestuesit të depërtojnë më tej.

Efektivët kanë hedhur spraj lotsjellës në drejtim të protestuesve.

Në këtë protestë ka qenë e pranishme edhe vajza e ish-kryeministrit Argita Malltezi.

/Shqip.com