Mbyllet pa fitues “drama” në “Anfield Road”
Në “Anfield Road” është zhvilluar një “dramë” e vërtetë ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Cityt.
Kryendeshja e kësaj jave në Premierligë, ka sjellur katër gola dhe shumë emocione, por jo edhe një fitues, pasi gjithçka përfundoi me rezutat të barabartë 2-2, shkruan Shqip.com.
Golin e parë në këtë takim e shënuan vendasit me anë të Sadio Manes në minutën e 59-të të ndeshjes, kurse asistues ishte Mohamed Salah.
Pas shënimit të këtij goli, takimi mori një tempo tejet të shpejtë dhe rastet nuk munguan në të dyja anët.
Pas një kundërsulmi të shpejtë, në minutën e 69-të ishte Phil Foden që e tundi rrjetën dhe barazoi rezultatin në 1-1.
Por, ky gëzim i Cityt zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Mohamed Salah arriti që të shënonte gol dhe ta kaloi ekipin e tij në epërsi përsëri.
Asistues në kët gol ishte mesfushori i ri Curtis Jones.
E, kur u mendua që pikët e plota do të mbesin në “Anfield Road”, ishte Kevin De Bryne që u përkujdes që diçka e tillë të mos ndodhë.
Mesfushori i Belgjikës shënoi në minutën e 81-të një eurogol me të majtën për të barazuar relultatin në 2-2 që doli të jetë edhe epilogu përfundimtar i këtij takimi.
Pas këtij barazimi, “The Reds” mbesin në pozitën e dytë me 15 pikë të grumbulluara pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara.
Kurse, skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola ngritet në vendin e tretë me një pikë më pak se Liverpooli./Shqip.com