Frankfurti e njofton Bayernin me humbje në Bundesliga
Bayern Munchen është befaasur në “shtëpi” nga Eintacht Frankfurt, pasi ka pësuar humbje me rezultat 1-2.
Bavarezët shënuan të parët me anë të Leon Goretzkas në minutën e 29-të, por nuk arritën që ta ruajnë këtë epërsi, shkruan Shqip.com.
Pas vetëm tre minutash, ishte Martin Hinteregger qe e barazoi rezultatin në 1-1 dhe ndeshja veçse u bë edhe më interesante.
Përkundër përpjekjeve nga të dyja skuadrat në këtë 45 minutësh nuk pati më gola të shënuar.
Në pjesën e dytë, u desh të pritej deri në në minutën e 83-të për të parë golin e Filip Kostic që i solli mysafirëve pikët e plota.
Kjo humbje ishte e para në këtë sezonë për Kampionët e Bundesligës.
Bavarezët janë lider në elitën e futbollit gjerman me 16 pikë, pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara.
Në anën tjetër, Frankfurti pozicionohet në vendin e 13-të dhe ka tëtë gjithsej tetë pikë./Shqip.com