Mbreti Charles III uron 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Publikuar:
(16.02.2023 19:37:07)

Mbreti Charles III i ka dërguar letër urimi presidentes Osmani, në 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Dëshiroj t’i shpreh Shkëlqesisë Suaj dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet e mia më të përzemërta në këtë ditë të veçantë për vendin tuaj me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Pres me padurim vazhdimin e miqësisë së ngrohtë dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve tona, gjersa po përballemi me këto kohë sfiduese“, thuhet në letrën e urimit të Mbretit Charles III.
Letra e plotë:

/Shqip.com