Mblidhet Kuvendi, në rend dite pikat nga seancat e kaluara
Publikuar:
(03.05.2023 08:20:02)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot nga ora 10:30, e më pas do të ketë seancë nga ora 11:00.
Në seancën e sotme në rend dite do të jenë pikat e papërfunduara që nga muaji shkurt, mars e prill.
Në javët e fundit, disa seanca të Kuvendit janë shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit.
/Shqip.com