Mblidhet Kryesia, vendos për seancën e re
Publikuar:
(08.12.2021 12:55:48)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur për të diskutuar për mbajtjen e seancës së re të Kuvendit.
Në rend dite është shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020 dhe 11 pika të tjera, përcjell Shqip.com.
Prezent pas disa mungesave është edhe vetë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Theksojmë se mbledhjet e Kryesisë kishin dështuar të mbaheshin për gjashtë herë më radhë për mungesë kuorumi.
Mbledhja e fundit ishte më datë 30 nëntor e cila poashtu kishte dështuar dhe nuk kishte qenë i pranishëm as Konjufca./Shqip.com