Mblidhet kryesia, diskutohet për Festat Zyrtare

Pikat e pa përfunduara të seancave plenare, të mbetura qysh nga muaji shkurt, pritet të diskutohen në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit.
Një nga këto pika është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fesat Zyratre.
Veç 9 pikave të rendit të ditës nga seancat e kaluara, kryesia pritet të diskutojë edhe për seancën e re plenare.
Theksojmë se muaji prill është karakterizuar si muaj ku punëtorët e sektorit publik kanë pasur më shumë pushim gjatë ditëve të punës.
Kjo si rezultat i festave zyrtare të cilat kanë rastisur të jenë në ditë pushimi, e të njëjtat janë kompensuar në ditë pune.
Në Kuvendin e Kosovës shumë herë është futur si pikë e rendit të ditës ndryshimi i kalendarit të festave zyrtare por për shkak të mungesës së deputeteve të komunitetit serb kjo pikë e rendit të ditës nuk ka dal në votim e as në diskutim.
Për ndryshim-plotësimin e ligjit për festat zyrtare nevojiten 2/3 e votave të deputeteve shqiptar dhe 2/3 e votave të komuniteteve tjera./Shqip.com