Mblidhet KQZ-ja, merren disa vendime për zgjedhjet në komunat veriore
Publikuar:
(01.03.2023 08:24:21)

Gjatë ditës së sotme pritet të mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në këtë mbledhje do të merren disa vendime lidhur me zgjedhjet që pritet të mbahen në komunat veriore.
Në njoftimin për media të lëshuar nga KQZ-ja thuhet se në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i rishikimit të planit të buxhetit për zgjedhjet në komunat veriore.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës pritet të mbahen në muajin prill.
/Shqip.com