Mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave, raporton Liburn Aliu dhe Agim Aliu
Publikuar:
(14.03.2023 08:21:55)

Sot gjatë ditës së marte pritet që të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ku do të bëhet shqyrtimi i raportit të auditimit të përformancës “Menaxhimi i projektit Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.
Siç është njoftuar, në këtë komision do të raportojnë edhe ministri i Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu e po ashtu edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Veliu.
Mbledhja do të fillojë nga ora 11:00 në ndërtesën e Kuvendit.
/Shqip.com