Mblidhet Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, shqyrtohet Projektligji për Arkivat Shtetërore
Publikuar:
(21.07.2022 23:44:43)

Nesër duke filluar nga ora 12:00 pritet të mblidhet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion.
Ky komision pritet që nesër të shqyrtojë Projektligjin për Arkivat Shtetërore.
Me 16 mars të këtij viti në Kuvendin e Kosovës, Projektligji për Arkivat Shtetërore është votuar në parim.
Ky dokument i rëndësishëm parasheh rregullat themelore për organizimin, administrimin dhe funksionimin unik të shërbimit arkivor si dhe kompetencat e organeve për krijimin, pranimin ruajtjen, mbrojtjen, përpunimin dhe shfrytëzimin e materialit arkivor të shtetit tonë./Shqip.com