Lajme

Mbi 900 qortime për serbët me targat ilegale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takim me liderët e opozitës.

Pas takimit , Kurti është shprehur se takimi ka qenë shumë i mirë por që krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur se sa mospajtues

“Ishte takim shumë i mirë, pasi ishte takim njoftues për situatën politike dhe të sigurisë me bashkëbisedim të hapur dhe serioz, tash përshtypja ime është që krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur se sa mospajtues”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka folur edhe për për numrin e qortimeve të dhënë nga Policia e Kosovës për automjetet me targa ilegale në veri të vendit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është tejkaluar numri i 900 qortimeve, që iu janë dhënë serbëve me targat ilegale të veturave.

“Sot është dita kur është tejkaluar numri i 900 qortimeve, që iu janë dhënë qytetarëve serbë që kanë targa ilegale, pas datës 21 nëntorit duhet të kalohet te gjobat”, ka thënë Kurti.

Më tutje Kurti është shprehur se nuk ka prishje të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe se ka kontakte të vazhdushme me KFOR, BE-në dhe NATO-në.

/Shqip.com