Mbi 50 serbë lëndohen nga përleshja me KFOR-in
Publikuar:
(29.05.2023 20:32:35)

52 pjesëmarrës në përleshjen që ndodhi me ushtarët e KFOR-it kanë pësuar lëndime të ndryshme, kanë bërë të ditur nga stafi mjekësor i spitalit të Mitrovicës së Veriut.
“Ata kanë pësuar lëndime me kontuzion në zonën e kraharorit, krahëve, këmbëve. C.S. ka pasur edhe një dëmtim nga plumbat e gomës në pjesën e majtë të ijeve”, ka thënë mjeku Zlatan Elek.
Ai ka thënë se një pacient ka plagë të rënda dhe jeta e tij është në rrezik.
“Mjekët po luftojnë për jetën e tij në reanimacion. Ai ka dy plagë me armë zjarri, njëra në pjesën e gjysmës së majtë të legenit dhe tjetra në pjesën e gishtit tregues të dorës së majtë”, ka thënë tutje ai.
/Shqip.com