Mbi 20 mijë të vdekur, Izraeli urdhëron evakuimin e menjëhershëm të civilëve nga jugu i Gazës

Ushtria izraelite urdhëroi të mërkurën evakuimin e menjëhershëm të civilëve nga Khan Yunis, qyteti më i madh në Rripin jugor të Gazës.
Në të njëjtën kohë, përpjekjet vazhdojnë për të zbatuar një armëpushim të ri në enklavën palestineze, ku numri i të vdekurve taashmë ka arritur në 20,000.
Ushtria izraelite kërkoi “evakuimin e menjëhershëm dhe të përshpejtuar” të civilëve nga Khan Yunis, sipas një dokumenti nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).
Megjithatë, nuk ka energji elektrike në Rripin e Gazës, Izraeli e ka ndërprerë furnizimin dhe shumë banorë kanë vetëm radio për të qenë të informuar.
Sipas OCHA, më shumë se 110,000 njerëz jetojnë në zonat ku është urdhëruar evakuimi përpara fillimit të ofensivës izraelite në Rripin e Gazës më shumë se dy muaj më parë; që atëherë, rreth 141,000 palestinezë janë strehuar atje, të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
/Shqip.com