Mbi 149 milionë euro të hyrat tatimore për dy muaj

Administrata Tatimore e Kosovës përmes një njoftimi kanë publikuar shifrat për sa i përket të hyrave në dy muajt e parë të vitit 2023.
Nga kjo rezulton se për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje për 24.4 milionë euro apo 19.6%.
“Të hyrat tatimore të ATK-së edhe në muajin e dytë të këtij viti kanë vazhduar të shënojnë rritje, duke realizuar 149.3 milion euro, që nëse bëjmë krahasime me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shohim se kemi rritje për 24.4 milion euro apo 19.6%”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Tutje, theksohet se ATK-ja do të merret me të gjitha rastet që iniciohen nga qytetarët përmes numrit kontaktues.
“Vazhdimi i performancës së mirë të mbledhjes së të hyrave tatimor është derivat i mekanizmave, të cilët kanë rritur llogaridhënien, transparencën, si dhe në të njëjtën kohë avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve digjitale përmes platformës E-Deklarimit.
Po ashtu, ATK është këtu që t’i trajtoj dhe t’i inicioj të gjitha rastet, të cilat qytetarët dhe tatimpaguesit i raportojnë përmes linjës pa pagës 0800 80 800”, përfundon njoftimi i ATK-së.
/Shqip.com