Lajme

Mbi 100 pacientë me COVID-19 po marrin trajtim nëpër spitalet e vendit

Pacientët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

111 pacientë të konfirmuar pozitivë me Coronavirus dhe 30 post-COVID janë të shtrirë për trajtim mjekësor në Klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme në vend, përcjell Shqip.com.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 49 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekimin Intensiv janë katër pacientë.

Lexo edhe:
Latifi: Kemi mjaft vaksina, oksigjen e shtretër për pacientët me COVID-19

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 40 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë  post-covid, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë, Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 18 pacientë. 

Spitali i Gjakovës, 12 pacientë, Spitali i Pejës, 8 pacientë, Spitali i Prizrenit, 3  pacientë, Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë, Spitali i Ferizajt, 4 pacientë, Spitali i Gjilanit, 6 pacientë”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Ndryshe, gjatë kësaj jave ka pasur një rritje të madhe të numrit të rasteve të reja me COVID-19, ku vetëm të shtunën janë regjistruar mbi tre mijë infeksione të reja.

Për këtë, Qeveria e Kosovës të premten ka miratuar masat e reja anti-COVID, sipas të cilave kufizimi i lëvizjes fillon nga ora 22:00 deri në 05:00 dhe orari i gastronomisë do të jetë nga 05:00 deri në 21:00./SHQIP.com