Mbi 1 milion vaksina janë dhënë në Kosovë
Publikuar:
(11.09.2021 15:21:54)

1 milion e 15 mijë e 733 vaksina janë dhënë në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, të shtunën.
Gjatës ditës së fundit u vaksinuan edhe 19 mijë e 807 qytetarë.
660 mijë e 100 njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Ndërsa, 355 mijë e 633 qytetarë kanë kryer procesin me të dy dozat.
Ministria e Shëndetësisë, ka raportuar edhe 14 vdekje si pasojë e COVID-19 dhe 583 infeksione të reja. /Shqip.com